Misionit të kërkimit për zhdukjen e avionit MH370 i ka ardhur fundi

03.10.2017 20:26:08

 

Boeing 777 i Malaysia Airlines humbi kontaktet nga toka në vitin 2014 për mos tu gjendur më asnjë gjurmë e tij deri tani. Avioni MH370 destinacioni i të cilit ishte nga Kuala Lumpuri për në Pekin, u zhduk me 239 persona në bord.

Hetuesit thanë se ndjeheshin vërtet keq dhe të pafuqishëm që nuk u gjet asnjë e dhënë për këtë fluturim.

Në kërkime u përfshijnë gjithashtu Malajzia dhe Kina, të cilat pezulluan misionin e tyre rreth 1 mijë e 46 ditë pas zhdukjes së avionit.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit ka thënë sot se është pothuajse e pakonceptueshme dhe sigurisht e papranueshme që në epokën moderne të aviacionit me rreth 10 milionë pasagjerë që fluturojnë çdo ditë, të humbasë një avion Boeing 777 i atyre përmasave.

Dhe akoma më e papranuseshme dhe absurd është fakti që nuk ka asnjë lloj informacioni se çfarë ndodhi me avionin dhe pasagjerët në bord, transmeton oranews.

Raporti përfundimtar deri në Prill të këtij viti, përmbante të dhënat e ripërsërtitura se destinacioni i fundit i avionit Boeing 777 me shumë mundësi mund të ketë qenë në pjesën veriore të Oqeanin Indian Jugor.

Familjarët e personave të humbur që ishin pjesë e udhëtimit, kanë kritikuar ashpër ndalimin e kërkimeve. Megjithëse kërkimet për avionin e zhdukur, si ato ajrore dhe nënujore, u konsideruan si ndër më të mëdhatë në historinë e aviacionit.

Qeveria australiane ka deklaruar se do të rifillojnë misionin e tyre, vetëm nëse do të ketë dëshmi të reja dhe të besueshme rreth zhdukjes se fluturimit 370 të Malajzia Airlines.

Ndërsa qeveria malajziane vazhdon ende të investigojë rrethanat në të cilat mund të ketë ndodhur zhdukja e mistershme.