Misteri i një tragjedie, dalin mesazhet e Sala në “whattsapp”

01.03.2019 13:54:50

Ka kaluar më shumë se një muaj nga aksidenti tragjik, disa javë nga gjetja e trupit dhe disa ditë nga funerali mallëngjyues i Emiliano Sala. Por dyshimet që rrethojnë ngjarjen e rëndë, polemikat dhe akuzat vazhdojnë. Si fillim Nanta dhe Kardifi do të ballafaqohen në FIFA për të zgjidhur përfundimisht çështjen e parave të transferimit të lojtarit. Por kjo është gjëja e fundit që i intereson familjarëve, miqve dhe tifozëve të sulmuesit të pafat, që humbi jetën në aksidentin ajror të 21 janarit në ngushticën e La Mansh. Pikëpyetjet janë të shumta, ndërsa misteri më i madh lidhet me faktin se si Emiliano Sala pranoi të udhëtonte me një avion të vogël si “Piper PA-46”, aq më tepër në kushte të vështira atmosferike.

Emiliano Sala Had To Arrange Fatal Flight Himself After He

Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar menaxheri i tij, Willi McKay. Në një intervistë për BBC, ai ka akuzuar klubin uellsian që nuk u interesua aspak për blerjen e re dhe më të rëndësishme të merkatos. “Më dukej se askush nga Kardif Siti nuk donte të bëntë diçka. Ishte e siklteëshme. Blenë një lojtar për 17 milion stërlina dhe e lanë në hotel të gjente vetë një avion”, ka thënë McKay për BBC.