Mitchell: Nuk kam ardhur të paraqes ndonjë plan të ri për Kosovën

12.03.2018 13:10:45

Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchel në konferencën për media që e ka mbajtur bashkë me presidentin Thaçi, është pyuetuir edhe për “planin amerikan” që sipas medieve në Serbi, ai do t’ia parqes Aleksandar Vuçiqit.
I plotësuar (13:05) – Këto raportime i ka mohuar vet Mitchell.

Ai ka thënë se vizita e tij në Ballkan ka synim që Kosova dhe Serbia ta vazhdojnë dialogun, duke thënë se nuk do ta paraqes asnjë plan specifik.

“E kam lexuar këtë spekulim gjatë rrugës që po vija këtu. Nuk kam ardhur të paraqes ndonjë plan të veçantë. Unë do të angazhohem që Kosova dhe Serbia ta vazhdojnë dialogun, dhe të ecin në rrugën drejt perëndimit”, ka thënë Mitchel, raporton lajmi.net

Ky reagim erdhi pas gazeta serbe Novosti raportoi se Mitchel do t’i paraqes Vuçiqit një plan me katër pika.

Sipas burimeve të medieve serbe, në bazë të këtij plani Kosova do ta formonte Asociacionin, kurse Serbia nuk do ta pengonte rrugën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.

E ri rezultat, Serbia do të mund të bëhej anëtare e BE-së.

Këtoi raportime nxitën mjaft reagime sidomos te politikanët në Serbi. /Lajmi.net/

Mitchell: Amerika mbështetë transformimin e FSK-së, Kosova ta vazhdojë dialogun dhe të ratifikohet Demarkacioni

Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchel ka folur në një konferencë për media në lidhje me vizitën e tij të parë në Kosovë. Ka folur për Dialogun, Demarkacionin, Ushtrinë dhe “planin Amerikan për Kosovën dhe Serbinë”.

Mitchel duke folur për të arriturat e Kosovës, ka theksuar se në mënyrë që shteti të avancojë në rrugën drejt integrimit evropian duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë, dhe ta ratifikojë Demarkacionin.

Sipas tij, Amerika do të jetë në afërsi të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi.

“Së shpejti Kosova duhet të bëjë hapa të rëndësishëm për ta siguruar rrugën e vet drejt të ardhmes. Duhet që Kosova të jetë e angazhuar në dialogun me Serbinë. Kemi folur edhe për demarkacionin, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë që t’i hapet rruga liberalizimit të vizave”, ka thënë Mitchel, raporton lajmi.net

Mitchel theksoi se në takimin me presidentin Thaçi kanë folur edhe për çështjen e sigurisë.

Ai tha se askush nuk do të mund të vë veto ndaj transformimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

“Kemi folur edhe për çështjen e sigurisë dhe i kam siguruar presidentit se askush nuk do të vë veto në çështjen e sigurisë. Amerika e ka mbështetuar nga afër transformimin e FSK-së dhe do ta mbështesë në të gjitha nivelet. Në Beograd e dijnë pozicionin e SHBA-së për këtë çështje”, tha Mitchell.

Ndihmës Sekretari amerikan deklaroi gjithashtu se Kosova do të ketë punë edhe në luftin e korrupsionit.

Ai thekson se SHBA dhe Kosova do ta vazhdojnë bashkë këtë rrugë.

“Kemi folur edhe për luftimin e korrupsionit. Në të gjitha këto fusha Kosova e zgjedh rrugën e vet. Amerika është e angazhuar që të punojë me Kosovën përgjatë gjithë kësaj rruge”, tha Wess Mitchell.

Ndryshe Mitchell është Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike,.