Mitrovica i kthehet bindshëm PDK-së

08.10.2019 13:59:15

Komisionin Qendror Zgjedhor është duke përditësuar në ueb-faqen e saj të dhënat nga numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Tashmë janë publikuar rezultatet për shumicën e komunave të Kosovës.

Nga numërimi i votave në komunën e Mitrovicës së Jugut Partia Demokratike e Kosovës ka dalur e para me 10 mijë e 751 vota, apo 34.41 për qind të votave.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje në vendin e dytë me 10 mijë e 527 vota, apo 33.70 për qind, shkruan lajmi.net.

Në këtë komunë Lidhja Demokratike e Kosovës ka marr 7 mijë e 228 apo 23.14 për qind.

Në bazë të këtyre të dhënave deri më tani janë publikuar rezultatet e votave të 2 mijë e 526 vendvotimeve nga 2 mijë e 547 sa janë gjithsej në Kosovë apo 99.18 për qind të votave.

Ndryshe, në rezultatet preliminare nuk përfshihen votat me kusht dhe ato të diasporës