Mizori ndaj pulave të fermës (Video, +18)

13.08.2016 21:56:48

Në një fermë në Virginia të Shteteve të Bashkuara, janë filmuar fshehtas momentet kur pulat rrihen, goditen dhe hidhen dhunshëm nga punonjësit.

Agjenti sekret i organizatës ‘Compassion Over Killing’, ka punuar për një kohë në këtë fermë, e cila rritë dhe kultivon pula për kompaninë “Tyson Foods”, transmeton Telegrafi.

Në videon rrëqethëse që është postuar më poshtë, shihen punëtorët teksa i qëllojnë shpezët, e më pas i hedhin në grumbuj që të ngordhin në dhimbje.

Shumë pula mbyten nga makinat që kalojnë në fermë, kurse të tjerat nga punëtorët e fermës së paemëruar.

Zyrtarë të kompanisë Tyson, që është më e madhja në SHBA për shitjen e mishit të pulës, ka kërkuar falje për këtë.

“Na vjen pështirë ta shikojmë këtë video; është e papranueshme. Bashkëpunimi ynë me këtë fermë është ndërprerë, ndërsa kërkojmë që të bëhen hetime të detajuara rreth rastit”, thuhet në komunikatën e kompanisë së ushqimit.