“Mjaft më”, Vjosa Osmani reagon për kërcënimin ndaj Albin Kurtit

28.12.2019 23:53:36

Edhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani i ka dalë në mbrojtje kryetarit të VV-së, Albin Kurti për deklaratat skandaloze të anëtarit të Nismës, Haxhi Hoti.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ngjarje tregon se kur njerëzit ndihen të lirë të kërcënojnë, shihet se Kosova ka një sistem të brishtë të drejtësisë, e që sipas saj gjithmonë ka mbajtur anën e atyre që kanë kërcënuar, shkruan lajmi.net.

Sipas saj, kërcënime të tilla ka pasur edhe menjëherë pas luftës.

Postimi i plotë i saj:

Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.
Po kështu, por larg rrjeteve sociale, kërcënonin edhe menjëherë pas luftës duke nxitur urrejtje e vëllavrasje. Mjaft më.