Mjedrat e Kosovës janë ‘një’ në Evropë”

25.08.2016 18:40:21

Përfaqësuesi i Japonisë në OKB ka përmendur sot mjedrat e Kosovës, duke theksuar se janë ndër më të mirat.

“Nuk e di nëse e dini, por mjedrat e Kosovës janë ‘një’ në Evropë”, ka thënë ai.

Kultivimi i mirë i mjedrave në Kosovë dhe eksportimi i tyre në shumë vende të tjera është bërë informacion i ditur edhe për shumë njerëz dhe vende në botë.

Kurse përfaqësuesi i Japonisë në OKB ka përmendur faktin se Kosova mbetet një një prej vendeve më të varfra në Evropë.

Por gjithashtu ka theksuar se Kosova është një vend i pasur me resurse.

“Në Kosovë keni burime natyrore, ka zink dhe ky është një prej eksporteve të mëdha që mund të arrihet. 40 për qind të popullatës janë të punësuar nga bujqësia. Patatet janë produkt shumë i mirë dhe Kosova ka filluar të eksportojë në Evropë edhe fruta mali”, ka thënë ai.

Gjithashtu përfaqësuesi ka thënë se, verërat e Kosovës janë shumë të mira.

“Industria e verës ka pasur një rënie katastrofike në të 90-tat. Kjo është duke u përmirësuar se masat si reforma në taksim dhe të mirat janë të rëndësishme në vendet që kanë pasur një të kaluar sikur Kosova”.