Mjekët kinezë në Itali e bëjnë deklaratën e fortë: Ka vetëm një mënyre, nëse doni të shpëtoni!

23.03.2020 00:33:31

Presidenti i Lombardisë Attilio Fontana ka folur sot në mëngjes në një konferencë për shtyp së bashku me presidentin e Kryqit të Kuq Kinez, që ka mbërritur në Itali së bashku me një ekip mjekësh për të ndihmuar vendin në këtë situatë të vështirë.

Ajo çfarë thanë mjekët kinezë si sugjerim për të frenuar virusin në Itali, ishte mjaft e qartë, shty pe r3klam3n dhe vazhdo:

“Duhen masa të rrepta. Nëse doni të shpëtoni jetën e njerëzve, mbyllni gjithçka, nuk ka asnjë zgjidhje të dytë në këtë rast. Ajo që ju po kaloni, e kemi kaluar ne më parë në Wuhan. Ka një numër të lartë të personave të infektuar me koroanvirus në Itali.

Po kështu numri i pacientëve në spital, po rritet, njëkohësisht edhe viktimat. Këto tregojnë se jemi në hapat e një urgjence ndërkombëtare. Nëse masat e izolimit do të rriten, është më e lehtë që situata të menaxhohet

Tani për tani duhet të mbyllim të gjitha aktivitetet ekonomike. Të gjithë njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, në karantinë. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatitur për të ngadalësuar këtë pandemi për të shpëtuar jetë. Nuk ka zgjidhje të dytë”, u shpreh presidenti i Kryqit të Kuq Kinez, në Itali.

CATEGORIES