Mjekët: Shtyhen operacionet sepse nuk ka kushte mjekësore! (Foto)

12.10.2016 15:08:46

Klinika për ortopedi nuk ka kushte themelore mjekësore ku edhe si shkak i kushteve shtyhen operacionet, pohojnë për Tv Nova mjekë nga klinika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk ka ‘këmbë ortopedike’ pllaka, vidha, anestezione, të cilat janë të nevojshme për gjatë operacioneve. Mjekët thonë se për shkak të këtyre arsyeve edhe pacientët kthehen me thyerje të pjesëve të trupit nga disa raste emergjente.

Situata është aq alarmante ku nga Ekzekutivi i kolegiumit për fatkeqësitë në komunikacion klinika mjekësore huazuan materiale nga barnatoret.

“Kjo situatë tami më është duke zgjatur që një vit, por është bërë alarmante që nga qershori. Nuk operojmë në përjashtim të disa ndërhyrjeve të vogla, dhe pacientët i transferojmë në Spitalin e qytetit kirurgjikal apo spitalin “8 shtatori”. Nuk ka të regjistruar për operacione, është zvogëluar frekuenca e pacientëve për shkak të kufizimeve”, thonë për Tv Nova nga Spitali.

Arsyeja për këtë gjendje punonjësit e gjykojnë në tenderin ku thuhet se dy drejtorët, ekonomik dhe profesional nuk mund të pajtohen sesi të realizojnë projektet.

Pasi publikimit të fotografive nga portali në fjalë, Udhëheqësia e Klinikës njoftoi se sallat e operacionit do të sanohen.

Klinika ortopedike Shkup (kushte) 1

Klinika ortopedike Shkup (kushte) 3

Klinika ortopedike Shkup (kushte) 2