Mjekja britanike pretendon se “e mundi coronavirusin me paracetamol, limonadë dhe supë pule”

18.03.2020 09:33:26

Një mjeke e moshuar e cila u diagnostikua me coronavirus ka përshkruar se si “e mposhti sëmundjen me supë pule, limonadë dhe paracetamol”.

Sipas, 60-vjeçarja Clare Gerada u prek nga virusi pasi u kthye nga një konferencë në New York.

Ajo ishte e shtrirë në shtrat me ditë të tëra në shtëpinë e saj në jug të Londrës, ndërsa tani që është rikuperuar, ka sqaruar se si është të jetosh me coronavirus.

Dr. Gerada, tregoi se vetëm një ditë pasi u kthye nga New York, filluan t’i shfaqeshin simptomat, me një kollë të thatë dhe lodhje, megjithëse në fillim mendonte se ishte e lodhur nga fluturimi i gjatë.

Ndërkaq më vonë mësoi se vuante nga një dhimbje e fytit, ethe dhe kishte temperature të lartë.

Për më tepër The Sun shkruan eksperiencën që ajo ka përjetuar gjatë ditëve në vetë-izolim.

“Pavarësisht se ndihem më mirë dhe nuk kam probleme themelore, merrja dy ose tre paracetamola në ditë, ndërsa më shoqëronte edhe limonada”, ka thënë ajo.

“Unë pija penicilinë, supë pule, e cila kishte një efekt të mrekullueshëm për të rikthyer oreksin tim”, shprehet ajo.