Mjeku Alimehmeti jep një ‘super lajm’, shpërndan studimin izraelit për vaksinën Pfizer

29.01.2021 22:42:50

Duke publikuar një studim në Izrael, shtet i cili ka numrin më të lartë të popullsisë së vaksinuar, mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, thotë se vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 nga 13 deri në 24 ditë pas dozës së parë.

Sipas tij, është e detyrueshme marrja e dozës së dytë, për ta rritur më tej mbrojtjen.

Super lajm i mirë miqtë e mi! ?

Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!

Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael.

503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);

351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).

Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:

0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe

0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.

Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.

Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.

Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:

44.5% te moshat mbi 60 vjeç,

50.2% te individët më të rinj,

Autorët dalin në përfundimin se:

Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)

Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.

Vaksina funksionon në popullatë!