Mjeku Gent Stroni: Nëse një anëtar i familjes e kalon rëndë COVID, edhe të tjerët do kenë…

02.03.2021 11:28:48

Mjeku Gent Stroni thotë se nëse një anëtar i familjes e kalon rëndë Covid-19, edhe anëtarët e tjerë të familjes do ta kalojnë me të njëjtat shenja.

Sipas mjekut, e rëndësishme është dhe ngarkesa virale që ka personi kur preket nga virusi.

“Ngarkesa virale që merret në momentin e infektimit ka të bëjë shumë, kjo është edhe arsyeja se mjekët sëmuren rëndë, pasi kanë pasur një kohë të gjatë ekspozim ndaj virusit, duke marrë një ngarkesë virale të madhe.

Praktika na ka treguar se ka pasur familje të ndryshme, që e kanë kaluar relativisht rëndë virusin. Shihet se nëse një prej familjarëve e kalon rëndë virusin, e kalojnë dhe pjesa tjetër.

E vetmja shmangie që ne mund të bëjmë është distancimi, dhe sidomos higjiena. Nëse të gjithë do të kishin të njëjtën mundësi, të distancimit, atëherë do të ishte shumë më mirë.

Ka gjithnjë e më shumë persona që po kërkojnë ndihmë në spitale për oksigjen dhe për aparate të frymëmarrjes së drejtuar”, është shprehur Stroni.