Shqipëri/Mjeku i njohur jep dy lajme të mira: Kina tregoi kurbën e shtrembëruar të Covid-19, ja harku kohor i virusit

08.06.2020 09:42:29

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka postuar në profilin e tij në “Facebook” dy lajme të mira që kanë lidhje me ecurinë e Covid-19.

Duke iu referuar një studimi teknik të “University Collegondon”, Alimehmeti shkruan se “Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndërmjet datës 8 tetor 2019 dhe 11 dhjetor 2019”.

Për këtë, mjeku thekson në postimin e tij se një gjë e tillë “është shumë e rëndësishme, sepse zbulon qartë se Kina gënjeu dhe tregoi kurba të shtrembëruara të epidemisë”.

Madje sipas tij, mbi këto gënjeshtra kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., të cilat detyruan të gjithë shtetet te zbatonin lockdown-et dhe bllokimin e lëvizjeve”.

Ndërkohë mjeku shprehet se lajmi i dytë i mirë është studimi i bërë në “198 zona të ndryshme gjeografike të botës, që tregojnë se virusi po i nënshtrohet përshtatjes me njerëzit, duke u zbutur”.

Postimi i plotë mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti:

Dy lajme shume te mira miqte e mi! 🙏

Nje superstudim shume teknik i University College London gjen se:

  1. Origjina kohore e SARS-CoV-2 daton ndermjet dates 8 Tetor 2019 dhe 11 Dhjetor 2019.

Pse eshte e rendesishme?

Sepse zbulon qarte se Kina genjeu dhe tregoi kurba te shtremberuara te epidemise.

➡️ Mbi genjeshtrat kineze u bazuan edhe 4 supermodelet e projeksioneve, me i famshmi Ferguson et al., te cilat detyruan te gjithe shtetet te zbatonin lockdown-et dhe bllokimin e levizjeve.

➡️ Siç eshte thene edhe me pare, projeksionet bazohen mbi te dhena te meparshme.

Nese ato jane genjeshtra, edhe modelet jane genjeshtra, si rrjedhoje masat shteterore kane qene te keqinformuara prej tyre.

🆘 Ne ambientet teknike perdoret shprehja “Garbage in! Garbage out!”.

  1. Ne 198 zona te ndryshme gjeografike te botes virusi po i nenshtrohet pershtatjes me njerezit, duke u zbutur.

🌍 Tani mund ta themi me plot gojen qe virusi eshte shume me i bute se me pare, dhe mund ta themi te bazuar mbi evidenca dhe jo mbi thashetheme.

Forza miqte e mi!

🥇 Natyra dhe imuniteti njerezor ka qene gjithnje me e forte se masat shteterore!

🥇 Miliona vite evolucion jane mbrojtje shume me e forte se dy-tre muaj mbyllje shteterore!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekesise, UMT

©