Shqiperi/Mjeku i njohur neurolog në gjendje të rëndë nga Covid, mesazhi i miqve Gjej forcën të lutem…

03.12.2020 14:41:51

Mjeku i njohur neurolog, Drini Dobi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit. Miq dhe të afërm kanë shpërndarë lutje në rrjetet sociale për mjekun e njohur.

Mësohet se 52-vjeçari ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, në luftë me këtë virus të rrezikshëm.

Postimi i miqve në Facebook

Drin te lutem gjej force dhe lufto per vete , Florinden ,f emijet..per te gjithe ne ..gjej force ne shpirtin tend te madh, mos u lesho

Motra e ka te veshtire te shkruaj per vellain po une po gjej force per tu lutur pasi e di qe ,ti do ja dalesh se zemra jote e madhe do gjeje forcen per te fituar mbi kete flame, do gjeje forcen qe ka brenda teje duke fituar mbi cdo gje, ashtu si ti je mesuar per te qene kudo ku ka nevoje, per ti sherbyer cilido ,perparesia e bardhe te ti ka kuptim ,prandaj bardhesia e shpirtit tend do fitoje dhe ti do jesh prape prane nesh.

Mjeku i njohur neurolog në gjendje të rëndë nga Covid,