Mjeku Ismail Lutolli: Persona te trete ishin shkaktarë apo pjesëmarrës direktë në mbytjen e Astritit!

20.11.2016 19:14:30

Dyshime për rezultatet e autopsisë së aktivistit të VV-së në Burgun e Prizrenit, Astrit Deharit, ka shprehur edhe Ismail Lutolli.

Sipas tij, se Astriti ka vdekur nga mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes kjo nuk është risi, por pyetja që duhet të shtrohet është: kush mbylli rrugët e frymëmarrjes dhe kush e solli vdekjen?

Lutolli thotë se çdo trup i huaj i futur dhunshëm në rrugët e frymëmarrjes do të shkaktonte së paku refleks të vjelljes dhe reflekse të tjera të fuqishme mbrojtëse, të cilat individi me vetëdije nuk mund t’i kontrollojë dhe kjo do rikthente frymëmarrjen normale.

Postimin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Drejtësi për Astritin”

Personalisht mendoj qe persona te trete ishin shkaktare apo pjesmarres direkt ne mbytjen e Astritit.

Ne punen time profesionale si mjek, ne kujdesin intenziv kam pare dhe trajtuar pacient te cilet kishin tentuar vetvrasjen .Mjetet dhe rruget qe kishin ndjekur kane qene te ndryshme por asnje here te vetme nuk kam pare nje rast te tille.Duke ditur qe Astriti ishte student i Fakultetit te Mjeksise nje zgjedhje e tille duket edhe me mosbesuese. Nuk kishte perse te zgjedhte nje vuajtje kaq te madhe me nje mjet te pa pershtatshem per vetvrasje duke qene se kishte njohuri te mjaftueshme per metode me te sigurte dhe me pak te dhimbshme te tevetvrasjes.

Se Astriti ka vdekur nga mbyllja e rrugeve te frymemarrjes kjo nuk eshte risi por pyetja shtrohet : kush mbylli rruget e frymemarrjes dhe solli vdekjen ?

Personalisht mendoj qe persona te trete ishin shkaktare apo pjesmarres direkt ne mbytjen e Astritit.
Gjate tentatives per vetvrasje ne menyren si presupozohet do duhej te kishte mekanizma mbrojtes te organeve te Astritit te cilat do e benin te pa mundur vetvrasjen me nje shishe mjalti. Do kishte se paku refleksin e vjelljes ,humbjes se vetedijes dhe e tere kjo do i zhbllokonte serish rruget e frymemarrjes . Proporcioni i madhesise se shishes dhe ndertimi anatomik i rrugeve te frymemarrjes e bejne te pa mundur mbylljen e plote nga vete individi nese ka tentim vetvrasjeje .Mekanizmat mbrojtes jane aq te fuqishem sa eshte pothuajse e pa mundur te realizohet vetevrasja ne kete menyre. Cdo trupii huaj i futur dhunshem ne rruget e permendura te do te shkaktonte se paku refleks te. vjelljes dhe reflekse tjera te fuqishme mbrojtese, te cilat individi me vetedije nuk mund ti kontrolloj dhe e tere kjo do rikthente frymemarrjen normale.

Shpresoj ne nje hetim te pavarur dhe ekspertize nderkombetare. Cdo tendence per ti vene vulen kesaj vdekjeje te dyshimte duke e klasifikuar si vetvrasje do e thelloje edhe me teper mosbesimin ne organet dhe institucionet e Kosoves.

Vetëm një hetim i pavarur, me eksperte vendore dhe te huaj ka kredibilitetin ta zbardh të vërtetën për vdekjen e Astritit” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/