Mjeku Tritan Kalo iu tregon qytetarëve si të mbrohen nga koronavirusi: Antibiotikët s’janë karamele

30.03.2020 22:01:41

Mjeku i Infektivit, Tritan Kalo, ripërsërit sërish thirrjen për shqiptarët, që të zbatojnë me rigorozitet masat e marra, si elementi kryesor i parandalimit të koronavirusit.

Mjeku i njohur jep në “Facebook” disa këshilla shumë të rëndësishme, që duhet t’i ketë parasysh çdo qytetar për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Mesazhi i Tritan Kalos:

KOHË COVIDIANE-19…..MË SHUMË hapsirë Profesionistëve dhe më pak POLITIKBËRËSVE…..Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shënja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjeksore…..VETËIZOLIMI, DISTANCIMI SOCIAL, HIGJENA vetjake dhe kolektive, AJRIMI i mjedisit ku jetojmë, USHQIMI sa më i variueshëm e REHIDRIMI i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmtimit po ashtu edhe në VETSHËRIMIN e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….VETËM një pjesë e tyre MUNDET të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….SKEMA e këtij mjekimi NUK është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….

Në ndihmë NE na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, POR edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….ANTIBIOTIKËT/ANTIBAKTERIALËT nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet….. Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….NËSE nuk janë të domozdsohmë përse PO përshkruhen ato???….ME DURIM dhe BESIM RECIPROK ne së bashku do t’ia dalim mbanë!!!!