Mjerimi medietik dhe politik: Ta godasësh projektbuxhetin dhe të bësh luftë kundër Qeverisë me shpresën se serbët do të sabotojnë punën e saj

07.11.2016 13:35:22

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë nuk them ndonjë gjë të re nëse them se “Express” i Beratit po vazhdon me emisione që janë të drejtuara kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër LDK-së, sepse tash nuk janë duke e fshehur vetë ata. Pas emisionit, në të cilin keqpërdori vrasjet politike për të goditur kryeministrin Mustafa dhe LDK-në, për këtë qëllim,mbrëmë u keqpërdor çështja e projektbuxhetit për vitin 2017. Dhe keqpërdorimi i kësaj çështjeje u pa edhe në titull, duke e quajtur “Fondi i ri i Isa Mustafës”, edhe pse ky nuk është fond, por është projektbuxhet i një shteti të pavarur. Pra, devalvimi i cilësimit nga buxhet në fond, në fakt është bërë për ta personalizuar, apo për ta thjeshtësuar negativisht përmasat reale të një buxheti shteti, dhe për nga ky aspekt, Berati i është afruar goxha si shumë edhe trajtimit që shtetit ia bën sekta okulte e Albinit.

Karakteri manipulativ dhe destruktiv i çështjes së buxhetit, ndërkaq, vërehet qartësisht te mbiemri “i ri”, me çka aludohet qartësisht te fondi i trepërqindshit. Pra, është e qartë se me një titull të tillë sugjestiv, qëllimi ishte që të krijohet një lidhje ndërmjet buxhetit të Kosovës për vitin 2017, me fondin e tre përqindshit, duke synuar kështu gjithë perceptimin e krijuar për atë fond, ta bartte edhe te ky projektbuxhet. Dhe gjithë këtë vetëm pse bëhet fjalë për kryeministrin Mustafa, si kryeministër dhe si kryetar i LDK-së. Këtë e thotë edhe fakti se ky projektbuxhet, përveçse quhet fond, dhe përveçse quhet i ri, quhet edhe i Isa Mustafës, e që do të thotë se trajtohet si të ishte fond privat i Isa Mustafës, e jo projektbuxhet i shtetit.  Pra, që në titull vërehet qëllimi për të goditur LDK-në dhe kryeministrin Mustafa, e që është një qëllim parësor i medieve dhe pornotaleve te ne.

Po pse Berati e keqpërdor çështjen e buxhetit për ta goditur kryeministrin Mustafa dhe LDK-në? Dhe përgjigjen e ka dhënë vetë nëpërmjet këtij emisioni. Dhe nuk bëhet fjalë për qasje personale të Beratit, por për qasje që Berati e prcjell si shqetësim të PDK-së. Bëhet fjalë se mos me këtë projektbuxhet do të konsolidohet LDK-ja. Dhe ky është shqetësimi që nuk është thjesht i Beratit, por është edhe shqetësim i PDK-së. Dhe argumenti pse po u konsolidoka LDK me këtë projektbuxhet na u lidhka me shpërndarjen e tij nëpër bastione, pra me gjja blerjen e votave. Edhe pse nuk është ashtu, pasi që kryeministri Mustafa dhe Qeveria e drejtuar nga ai, në asnjë rrethanë nuk ka ndjekur qasje klienteliste dhe partiake, por buxheti është shpërndarë në bazë të kritereve dhe parametrave të përcakuara dhe në bazë të nevojave dhe të mundësive. Në fakt, shqetësimi i konsoldimit të LDK-së nuk ka të bëjë fare me buxhetin, por me faktin se gjatë vitit të ardhshëm dhe në vazhdim, do të shfaqen efektet pozitive të refomrave të kryera gjatë këtyre dy viteve, do të shfaqen efektet e përmirësimit të klimës së të bërit biznes, si dhe do të realizohen projekte shumë të rndësishme për vendin. Me të gjitha këto, perceptimi i qytetarëve për qeverisjen e vendit do të ndryshojë pozitivsht, dhe më shumë se gjatë këtyre dy viteve do të mund të vihen në pah ndryshimet pozitive dhe të dukshme ndërmjet modelit qeverisës të udhëhequr nga LDK dhe kryeministri Mustafa, dhe modelin qeverisës të udhëhequr nga PDK dhe hashim Thaçi. Një arsye tjetër që ua ka ngjallë xhelozinë PDK-së, pra edhe Beratit të PDK-së, ka të bëjë me faktin se proceset e rëndësishme për vendin do të mund të përmbyllen nën udhëheqjen e LDK-së dhe kryeministrit Mustafa. Këtë e kasm thënë vazhdimisht, por në mënyrë të veçantë me rastin e miratimit të ligjit për Trepçën, lidhur me të cilin pat synime të hapura që meritat për këtë t’i merrte vetë Kadri Veseli dhe nëpërmjet tij, edhe PDK. Politika e selfieve, në fakt dështoi, sepse ligji për Trepçën është i përmasave më të mëdha se një politikë e tillë, dhe është udhëhequr nga kryeministri Mustafa dhe nga kryetari i Komisionit për Zhvillim, Muhamet Mustafa. Në fakt, ngarendja për të marrë meritat për ligjin për Trepçën, nxori në sipërfaqe xhelozitë e PDK-së për proceset që po realizohen. Dhe një nga arsyet për xhelozi të tillë është edhe për projektbuxhetin e vitit 2017.

Një arsye tjetër e xhelozisë së PDK-së lidhet edhe me faktin se në këtë projektbuxhet një zë i veçantë ka të bëjë me transformimin e FSK-së në FA, pra me krijimin e ushtrisë së Kosovës. Fakti që ministër i FSK-së është nga radhët e LDK-së, dhe fakti se është ministri i Financave i LDK-së, natyrisht se ka ngjallë xhelozinë për shkak të mundësisë që meritat për transfomimin e FSK-së në FA të mbeten LDK-së. Dhe kur është fjala këtu, nuk bëhet fjalë vetëm për procesin e trasformimin e FSK-së në FA, por edhe për ndryshimet strukturore të Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, ministri i parë i të cilës do të jetë po nga LDK. Se sa e tmerron PDK-në, por edhe opozitën kjo, dëshmon edhe fakti se të gjitha këto i bënë bashkë që emrëtimi të mos jetë Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës, por Forcat e Armatosura të Kosovës, vetëm për faktin se emrëtimi i parë është emrëtim i njëjtë si i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e kolonel Ahmet Krasniqi.

Mirëpo të gjitha këto dhe çështje të tjera reale që kanë nxitur pakënaqësi dhe xhelozi te PDK-ja, por edhe te opozita, mbulohen me çështje të tilla si: çështja e mjeteve  të AKP-së, të Trustit pensional, të pensioneve të veteranëve dhe të shpërndarjes së investimeve.  Të gjitha këto çështje kontestuese lidhur me projektbuxhetin që i ka ngrehur Berati nëpërmjet emisionit “Fondi i ri i Isa Mustafës”, e që i ka trajtuar në mënyrë aspak profesionale, prandaj lidhje nuk kanë me arsyet reale, sepse as çështja e pensioneve për veteranët, as çështja e mjeteve financiare të AKP-së, as çështja e Trustit pensional dhe as çështja e orientimit të këtij projektbuxheti nuk janë arsye për të kundërshtuar atë. Është kështu për faktin se është një traditë e mëhershme, pra nga qeversja e PDK-së, e cila jo vetëm që ka prekur qoftë mjetet e AKP-së, qoftë të Trustit pesional, por këtë e ka bërë në mënyrë të pastudiuar dhe kryeisht në funksion të fushatave zgjedhore. Në anën tjetër, çështja e pensioneve të veteranëve, është çështje që ka të bëjë edhe me marrëdhëniet me FMN-në, marrëdhënie që nuk mund të cenohen për asnjë çështje. Theksimi i tepruar i çështjes së pensioneve të veteranëve, çështje që e kanë komprometuar vetë komandantët dhe politiklanët e afërt me PDK-në dhe me partitë opozitare, ndërkaq, është shenjë se gjatë vitit të arrdhshëm, do të jemi dësmitarë të keqpërdorimit të kategorive të dala nga lufta, por që si shoqata janë komprometuar keqas, për të vështirësuar punën e Qeverisë dhe për të vënë pengesa të tjera për të mos mundur që të punohet normalisht dhe në kapacitete të plota.

Dhe të gjitha këto, e lënë anash çështen spekulative se gjoja LDK po pret që të funksionalizohet Gjykata speciale, e cila do ta prekte më shumë PDK-në dhe partitë opozitare, për t’u  forcuar. Është kështu për faktin se procesi i konsolidimit të LDK-së është një porces i vazhdueshëm dhe në të gjitha zgjedhjet ka pasur rritje. Kurse çështjen e Gjykatës speciale e sheh si çështje detyrimi që Kosova ka ndaj së drejtës dhe të kaluarës së saj, dhe të cilën e ka sjellë vetë PDK dhe Hashim Thaçi gjatë mandatit të kaluar qeverisës. Në fakt, çështja e ptrekjes apo e mosprekjes së ndonjë partie politike, është çështje e bredshme e tyre, e jo çështje e Qeverisë, as e LDK-së. Trysnia e brendshme që mund të kenë ato parti vjen për shkak të faktit se ato e dijnë se çfarë kanë brenda dhe çfarë është ndikimi i tyre në ato parti. Komprometimi i tyre eventual në sy të opinionit, do të mund të vinte vetëm për faktin e karakterit të tyre si forca politike të dominuara nga njerëz të inkriminuar, e jo për shkak të buxhetit, apo për shkak të investimeve, sepse projektbuxheti i Kosovës nuk është fond i ri i Isa Mustafës, por është projektbuxhet i shtetit dhe institucioneve të tij.

Në gjithë këtë hallkamë hipokirizie e xhelozie, ndërkaq, PDK dhe Kadri Veseli po mundohen që të përmirësojnë paramtrat e tyre të brendshëm me kallëzim muskujsh. Dhe çështja e zgjedhjeve është një kallëzim muskujsh, për faktin se në këtë mënyrë po synohet të thuhet se ne jemi ata që mund ta rrëzojmë Qeverinë, edhe pse në fakt bash hiç nuk janë në pozitë për ta rrëzuar atë. Është kështu për faktin se ky koalicion nuk është themeluar pse ka pasur qejf PDK-ja, dhe as kryeministri Mustafa nuk është zgjedhur kryeministër pse ka pasur qejf PDK-ja, por për shkak të proceseve të rëndësishme për vendin. Angazhimi opozitar dhe i PDK-së për të mos realizuar qëllimet për çka është krijuar ky koalicion, në fakt është angazhim për të komprometuar qeversjen e vendit që po drejtohet nga LDK dhe kryeministri Mustafa.

Mirëpo, si PDK, ashtu edhe opozita e dijnë se edhe projektbuxheti do të miratohet, edhe zgjedhje nuk do të ketë, prandaj është e madhe shpresa që kanë te Beogradi, përkatësisht të lista “Srpska”, që me sabotimin e punës së Qeverisë do të mund ta çonte vendin në zgjedhje. Kjo u vërejt jo vetëm në rastin “Jabllanoviq”, por në mënyrë të qartë me rastin e votimit të projektligjit për demarkacionin, kur kuvendarët serbë, të urdhëruar nga Beogradi, nuk morën pjesë në seancën e 1 shtatorit, e që e bëri të pamundur mbajtjen e asaj seance. Dhe sa i shpejtë, sa triumfalist, por në fakt sa i mjerë ishte reagimi partive opozitare: ato nxituan ta shpallnin fitore të tyre, zbatimin e urdhërave të Beogradit nga ana e kuvendarëve serbë. Dhe nuk ka mjerim më të madh kur forca politike shqiptare u gëzohen dhe shpallin fitore zbatimin e politikave të Beogradit në Kosovë. Edhe emsioni i brendshëm, tregoi se PDK dhe partitë opozitare, pra edhe Berati i kanë pikërisht te sabotimi i punës së Qeverisë nga ana e listës “Srpska” për ta rrëzuar atë. Dhe shpresat i kanë të mëdha për shkak se bëhet fjalë për ligjin e Trepçës, në ç’drejtim po shpresojnë se Beogradi dhe lista “Srpska” nuk do të lëshojnë pe.

Mirëpo, në të gjitha këto, PDK dhe partitë opozitare nuk kanë parasysh faktin se me faktorizimin e listës “Srpska” dhe përllogaritjet e bëra në bazë të interesave të Beogradit për të bllokuar institucionet e Kosovës, po e identifikojnë veten si parti që nuk kanë parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare, por interesa për pushtet dhe për të realizuar interesa të Serbisë në Kosovë. Në fakt, kjo doli edhe nga fundi i emisionit që filloi si sulm mbi projektbuxhetin e vitit 2017, dhe përfundoi me shpresat e varura mbi sabotimin e punës së Qeverisë nga ana e listës “Srpska”.