Mjeshtri nga Shqipëria bije nga një ndërtesë në Prishtinë

25.10.2016 14:57:22

Një ndërtesë në Prishtinë gati sa nuk ishte fatale për një shtetas të Shqipërisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në rrethana të pa qarta punëtori nga Shqipëria ka rënë nja një lartësi dhe ka pësuar lëndime serioze trupore.

“Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që dyshohet se i njëjti derisa ishte duke punuar në një ndërmarrje ndërtimore në rrethana të panjohura ka rënë nga katet e larta të një objekti”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.