Mjete të dyshuara shpërthyese në Istog, Pejë e Zveçan

19.08.2016 10:34:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informacione për mjete të dyshuara shpërthyese në komunën e Istogut, Pejës dhe Zveçanit.

“Fshati Gurakoc, Istog 18.08.2016-13:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ni oborrin e shtëpisë si tij, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti i EOD i FSK-së nga vendi i ngjarjes ka bërë tërheqjen në mënyrë të sigurt të një projektili që dyshohet të jetë i armës artilerie të cal. 100 mm.

Fshati Gorazhdec, Pejë 18.08.2016-15:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar për një mjet të dyshuar eksplodues që dyshohet të jetë granatë minahedhësi. Njësiti EOD i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Fshati Banov Do, Zveçan 18.08.2016-17:26. Ankuesi mashkull K-Serb ka raportuar se ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti EOD i KFOR-it”, thuhet në raportin e policisë.