Mjeti i blinduar i biznesmenit Dashamir Gjoka u qëllua me 15 plumba

23.08.2017 21:39:40

Sipas të dhënave nga ana e policisë, mbi automjetin e biznesmenit Dashamir Gjoka është qëlluar me të paktën 15 plumba. Në atentatin e ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Shijakut, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar sepse automjeti ishte i blinduar. Gjoka ishte duke lëvizur në automjet së bashku me familjen e tij dhe në momentin që ka qenë duke u futur në Shijak, pak metra Bashkisë është qëlluar me breshëri  kallashnikovi.  Sipas policisë, dyshohet që të këtë qëlluar vetëm një person i cili ishte kamufluar afër vendit të ngjarjes.

Të njëjtat burime sqarojnë se në këtë atentat është përdorur armë automatike kallashnikov. Autori ka qëlluar të paktën 15 plumba në drejtim të makinës se blinduar.  Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes, teksa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Nga të dhënat paraprake dyshohet që ngjarja të ketë motive hakmarrje.