Mkhitaryan: “United nuk është ekipi im i ëndrrave”

08.02.2017 18:32:13

Henrikh Mkhitaryan ka pranuar se Manchester United nuk ka qenë ekipi i parë në listën e klubeve që ka ëndërruar të luajë por insiston se prapëseprapë kalimi i tij te Djajtë është një hap përpara. Mkhitaryan u kthye në një prej lojtarëve më të kërkuar nga klubet evropiane pas tre sezoneve pozitive të kaluara te Borussia Dortmund. mesfushori shënoi 41 gola duke përgatitur 49 të tjerë në 140 paraqitje me gjermanët në të gjitha kompeticionet. Natyrisht që Dortmund nuk donte të hiqte dorë nga shërbimet e një prej lojtarëve kyç të ekipit kur United trokiti në derë, por 28 vjeçari nuk mund ta refuzonte ofertën për të luajtur në “Old Trafford”.

“United mbase nuk ka qenë ekipi im i ëndrrave, por gjithmonë e kam konsideruar si një prej klueve më të mirë në botë,” shprehet Mkhitaryan për Sport Bild. “Manchester United është një klub më i madh se Borussia Dortmund, të gjithë e dinë këtë dhe duhet ta pranojnë. Ishte një sfidë e re që unë nuk mund ta refuzoja.” Shumë kanë sugjeruar se lëvizja e tij nga Dortmund në Angli ishte për arsye financiare, por ai ka hedhur poshtë këto pretendime. “E kam të vështirë të kuptoj kritikat se unë kam ardhur te United për paratë. Kjo është krejtësisht gabim. Po të kishte qenë për paratë do të kisha shkuar te Shakhtar apo Anzhi dhe jo te Borussia Dortmund.” /telesport.al/