MKRS-ja investon 1 milion e 500 mijë euro për Palestrën e Sporteve në Viti

27.01.2017 10:47:54

 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me komunën e Vitisë për ndërtimin e Palestrës së Sporteve në këtë komunë, projekt ky në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 1 milion e 500 mijë euro.


Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës në fushat që mbulon MKRS-ja.

Qeverisja aktuale me kryeministër Isa Mustafën është e përkushtuar në krijimin e kushteve të volitshme në të gjitha fushat.