Mlladiq kryqohet sapo hyn në sallë, seanca ndërpritet pasi ai shkon në tualet

22.11.2017 13:41:04
Ratko Mlladiq, të cilit sot do t’i jepet dënimi në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera ndaj myslimanëve të Bosnjës, me të hyrë në gjykatore ka filluar të kryqohet.

Përveç kësaj, krimineli serb dhe komandanti i luftës së Ushtrisë së Republikës Serbe, i cili përvec tjerash, ngarkohet edhe me gjenocid të luftës, në gjykatoren e Tribunalit të Hagës ka hyrë i buzëqeshur.

Ai po ashtu i ka përshëndetur edhe gjykatësit, avokatët dhe të pranishmit tjerë.

Më të nisur leximi i aktvendimit, Mlladiq e ka ndërprerë gjyqtarin Ori, duke kërkuar të shkojë në tualet. Gjyqtari e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë pauzë pesëminuteshe, por e cila ka zgjatur më shumë se 15 minuta. Duke se kjo është e inskenuar nga Mlladiq.  mllad2 mllad1