Modelja 23-vjeçare vrau dy vajzat e saj, arsyeja e tmerrshme

03.07.2019 13:12:44

Një nënë vrau vajzat e saj, sepse e pengonin dhe nuk mund të bënte punën e saj.

Modelja Loiuse Porton, i është ofruar që të ketë marrëdhënie seksuale për para, dhe fëmijët e saj ishin bërë “barrë”, dhe kishin filluar të “hynin në rrugë” të punës që ajo bënte.

23-vjeçarja është akuzuar për vrasjen e vajzës së saj 3-vjeçare Lexi Dreper dhe të vajzës tjetër vetëm 16 muajshe Scarlett Vaughen, duke ia penguar rrugët e frymëmarrjes, raporton “Daily Mail”.

Fillimisht kishte vrarë vajzën e saj të madhe, dhe pas 16 ditësh ajo vrau edhe atë të voglën.

Po ashtu, të tjerët deklaruan se Proton, i linte vajzat vetëm gjithmonë dhe bënte çmos që mos t’i kishte rreth vetes.

Porton, sigurisht që e mohon mbytjen e vajzave të saj, por rasti është ende duke u shikuar dhe do të zgjasë edhe për një kohë.