Mogherini ia përmend Pacollit dy kushtet e BE-së për vizat

29.09.2017 13:47:48

Federica Mogherini, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian u takua sot në Bruksel me zëvendëskryeministrin njëherit ministër i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ata diskutuan agjendën e integrimit të Kosovës në BE, liberalizimin e vizave dhe dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, transmeton Klan Kosova.

Me këtë rast, kryediplomatja evropiane theksoi se me qeverinë e re, Kosova është e vendosur për të ecur përpara në përmbushjen e të dy kushteve të mbetura për liberalizimin e vizave, veçanërisht për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe për të mbështetur të dhënat për luftën kundër krimit të organizuar  korrupsionit.

Federica Mogherini gjithashtu riafirmoi angazhimin e saj të fortë ndaj perspektivës së Bashkimit Evropian për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.