Mogherini mbledh më 19 dhjetor krerët e Ballkanit Perëndimor

14.12.2018 23:24:35

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, gjatë javës së ardhshme më 19 dhjetor do të mbledhë në një takim jo formal udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, njoftoi Komisioni Evropian.

Sipas mediumit “European Western Balkans”, takimi do të mbahet në formë të një dreke pune me krerët e Ballkanit Perëndimor

Pritet që në takim të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç.

Pjesëmarrja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk është konfirmuar ende.