Deputeti nga radhët e grupit të pavarur, Dardan Molliqaj në debatin për arrestimin e gjashtë qytetarëve turq, dhe depërtimin e tyre në Turqi, ka thënë se përgjegjësinë për këtë rast duhet lypur tek presidenti Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se nuk beson që i pari i vendit, si dinak në politikë që është ka bërë shkelje ligjore me këtë veprim, por sipas tij, Thaçi i ka shërbyer Erdoganit.
Molliqaj në fjalimin e tij, është shprehur se rrymat mes Gylenit dhe Erdoganit janë bërë arenë edhe në Kosovë
“Jam i bindur që Hashim Thaçi i ka bërë favor Erdoganit. Përgjegjësinë për këtë rast duhet lypur tek presidenti Hashim Thaçi”, tha Molliqaj.