Momente përkujtuese/ Zog Hyseni, Poet e rapsod i spikatur i Malësisë së Gjakovës

24.02.2019 21:01:18

Nga :Tahir Bezhani

Z. Lulzime Gjyriqi, hapja e programit.

 Në sallën e hotelit  “Real” në Bajram Curri të Tropojë, me 23. shkurt,2019  u mbajt ceremoni përkujtuese për  poetin, rapsodin e publicistin e mirënjohur të Malësisë së Gjakovës, Zog Hyseni,i cili kaloi një vit e gjysmë që iki në jetën e amshuar.

Këtë ceremoni të dinjitetshme e kishte  organizuar  Shoqata e Shkrimtarëve “Xheladin Gosturani” e qytetit Bajram Curi,me në krye Ali Sylaj.

Kryetari i SHSHK.”Xh.Gosturani” z. Ali Sylaj.

Në këtë manifestim kulturo-letrarë,ishin të tubuar krijues e miq  të të ndjerit Zog Hyseni ,nga të gjitha trevat e Kosovës,nga Presheva e Bujanovci, nga Tirana,e sidomos bashkëvendës nga Tropoja, të cilët i kishte  për zemër gjithë jetën e tij.

Ishte një ceremoni përkushtuese me dinjitet, organizuar për mrekulli e me shumë respekt për figurën e krijuesit Zog Hyseni.

Publik i respektuar e me kulturë të lartë përcjellë programin.

Sipas programit të fiksuar që më parë,ceremoninë e hapi  Lulëzime Gjyriqi,drejtuese e kësaj evenimenti kulto-letrarë,e cila pastaj ia dha fjalën kryetarit të Shoqatës  Letrare  “Xheladin Gosturani”,z. Ali Sylaj,i ili,pas përshëndetjes së të pranishmëve, lexoi tekstin e jetëshkrimit të poetit e rapsodit,Zog Sokoli. Fjala e Ali Sylaj u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

Z.Feride Rrahmani,nrn/kryetare e Bashkisë bajram Curri.

Si zakonisht,në këso rastesh  ku bëhet fjalë për krijues të trevës së Malësisë së Gjakovës dhe organizimet letrare,nuk mungojnë figurat e pushtetit lokal,të cilët,moralisht së paku,përkrahin fuqishëm jetën letrare në këtë pjesë të Malësisë së Gjakovës.  Këtë ceremoni përkujtuese për figurën e Zog Hysenit,ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Bashkisë së Bajram Currit,z.Feride Rrahmani,e cila me fjalë të zgjedhura,foli për Zog Hysenin,kulturën letrare në Malësi dhe përshëndeti të pranishmit prezent nga gjysma e vendit tonë të përbashkët.

Nenpref. i Qarkut Kukes, z.Granit Kurmeka, gjatë falënderimit të pranishmëve.

Njëherit, me fjalë të bukura e të përzgjedhura foli edhe Nënprefekti i Qarkut të Kukësit, z.Granit Kurmeka,i cili falënderoj të gjithë krijuesit e Tropojës, të cilët po e mbajnë gjallë jetën kulturore në këtë pjesë të atdheut tone. Me respekt iu drejtua edhe letrarëve nga Gjakova, Peja, Presheva e shumë vende tjera.

Poeti,publicisti e rapsodi Zog Hyseni,la pas vetës pasurinë me vlera të pa kontestueshme,jo vetëm për kohën tonë,por edhe për brezat që vijnë. Dy libra të dala pas vdekjes së tij,”Loti i Burrit”,poezi dhe monografia”Dy anët e kullës me dy anë”,përmbajnë gjithë thelbin e krijimtarisë  letrare të Zog Hysenit.

Për librin monografik”Dy anët e kullës me dy anë”,libër voluminoz, kushtuar familjes dhe historisë së Binak Alisë-Mulosmanajve   të Tropojës. Për vlerat e kësaj monografie foli recensenti Prof.Dr. Nezir Zymberi,i cili vlerësoi lartë punën shkencore të ndjerit Zog Hysenit dhe rëndësinë e pa tjetërsuar që ka libri në fjalë.

Prof.Dr. Zymer  Neziri,recensent i librit”Dy anë të kullës me dy anë”.

Figura e Binak Alisë është një kompleks në vete,ku penda e njerëzve të shkencës ka çfarë të hedhë në letër dhe se me një libër asgjë nuk mbaron me familje Mulsomani të Bunjave,e cila kombit i dha shumë,i dha shtat gjeneralë luftash ndër shekuj,dha hero të kombit pa kursim për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut nga armiqtë e tërbuar.

 Kësaj familje,posaçërisht atyre që ranë në fushëbeteja për tokat shqiptare,historia jonë (ne e tjerët pas nesh)iu kanë borxh. Kur nuk lahet borxhi ndaj atyre që falin jetën për atdhe, atëherë ky veprim është krim në vete, i thonë ecje  symbyllas pa ditur kah shkojmë….

Për veprën poetike të Zog Hysenit,”Loti i Burrit”,po ashtu botim familjarë pas vdekjes së autorit,foli Can Kucaj,”Veçantit poetike të Zog Hysenit”,i cili dha detale të për poezinë dhe figuracionin e mesazheve te forta krijuese te poetit Hyseni.

Z. Can Kuca,për librin “Loti i burrit” të Zog Hysenit.

Në librin poetik,”Loti i burrit”,Zog Hyseni derdhë gjithë fuqinë shpirtërore krijuese, duke iu ngjeshur vendlindjes e njerëzve të saj, me mallin dhe gjithë dashurinë djaloshare. Si shumë krijues të tjerë,poeti i ndjerë,Zog Hyseni,mbajti mbi supe si samarë gjithë mallin e vendlindjes, dhe kudo që qëllonte, pa Tropojë nuk mund të jetonte. Për këtë arsye, e gjithë krijimtaria e tij,është  ngushtë e lidhur për Tropojë.

Gjatë  këtij ceremoniali përkujtimor ,pati folës të etshëm për jetën dhe veprën e Zog Hysenit. Ndër të ta ishte edhe miku i ngusht e Zog Hysenit,z.Skender Haklaj i cili rrëfimin e tij ndali te figura e  Zog Hysenit si  këngëtarë, folklorist,valltarë e deri te grumbullues i folklorit. Pastaj,Gëzim Prengazi, potencoi Zog Hysenin si veprimtarë e humanist  shoqërorë.

Gjatë programit,pati edhe recitime nga grupi i nxënësve të shkollave të Bajram Currit,nga krijimtaria e të ndjerit Zog Hyseni,pastaj kënge e valle tropojane. Ndër pikat kulmore,do thosha, ishte  momenti kur Gjok Mula,këngëtarë i njohur, këndoi këngën kushtuar Zog Hysenit,e cila nxori lot tek disa të pranishëm, krijoi emocione….

Moment i pranimit të Mirenjohjës nga familja e Zog Hysenit.

Shoqata e shkrimtarëve “Xheladin Gosturani”, ndau Mirënjohje, postmortum për Zog Hysenin, të cilën e mora familja e tij, nga  Prof. Dr. Rexhepo Abazi Preshevë.

Në fund të programit përkujtues për poetin,rapsodin e publicistin Zog Hyseni,të pranishmit i përshëndeti vëllai i Zogut,Xhavit Hyseni,i cili,i përlotur e me fjalë emocionuese i falënderoj të gjithë të pranishmit me fjalët; “ju sot,ma ngjallët Zogun, ma sollët në këtë mes vëllazërorë “… dhe lotët ia ndalen hovin emocional…..

Fjalët emocionuese të veteranit Avdi Rexha dhe vëllait të Zog Hysenit,

z. Xhevat Hysenaj.

Xhavit Hyseni,ma në fund,asnjërin  nuk e lejoi të ikte nga Bajram Curri,pa drekuar së bashku,pa cakërruar gotat në shenjë respekti të pa harruar për Zog Hysenin e ndjerë. Kjo tregon shumë çartë për bujarinë dhe mikpritjen që kultivon Tropoja historike. Rrespekt.

Tropojë, shkurt,2019