Momentet kur Erdogan para një publiku të gjerë adreson kërcënime ndaj Haradinajt

31.03.2018 19:57:13

 

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, në një fjalim të sotëm e ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj se do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës me turqit e deportuar.

Ai e ka kritikuar atë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe shefit të AKI-së, dhe i ka ftuar kosovarët të protestojnë kundër tij.

 “Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar”, tha Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn

 

Ndiqeni deklaratën e plotë: