Momenti i lirimit të Nehat Thaçit (Foto)

01.11.2016 18:52:39

E përditshmja serbe “Blic” ka publikuar fotografitë e para të Nehat Thaçit, pasi është liruar nga paraburgimi në Beograd.

Thaçi është liruar sot rreth orës 16:00.

Nehat Thaçi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd. Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për lirimin e tij.

Mediat serbe kanë dhënë edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaçi. Sipas tyre, Thaçi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaçi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

nehatai
n-ehatt