Momenti i shembjes së kulmit të palestrës, derisa nxënësit luanin brenda (Foto/Video)

16.01.2017 18:06:08

Disa fëmijë derisa po luanin brenda palestrës së shkollës, për pak sa nuk humbën jetën në momentin kur kulmi u shemb.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur dhjetëra të rinj që ishin duke luajtur brenda sallës, fillojnë të vrapojnë në drejtim të derës për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.

Rreth 80 të rinj ishin duke luajtur hokej në parket gjatë mbrëmjes në palestrën e shkollës, kur kulmi i saj filloi të shembet.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, ndërsa raportohet se kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një shkollë në Ceska Trebova në Republikën Çeke.

 

Rep