Momenti i shpëtimit të foshnjës së porsalindur që ishte braktisur nga e ëma në guaskën e tualetit (Foto/Video)

04.10.2016 18:31:01

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar falë përkushtimit të banorëve, pasi nëna e kishte braktisur në tualet.

Raportohet se një nënë ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur në guaskën e tualetit, në një qytet të vogël në veriperëndim të Taxhikistanit, transmeton Telegrafi.

Por mizoria e kësaj nëne të pashpirt kishte kaluar çdo kufi, kur ia mbështolli foshnjës kokën me qese të plastikës, në mënyrë që të mos e dëgjojë dikush duke qarë.

Por fatmirësisht, kalimtarët e rastit që kishin shfrytëzuar tualetin kanë vërejtur diçka të pazakontë dhe menjëherë kanë informuar autoritetet.

2

Foshnjën e kishte braktisur në një vrimë të madhe që përdoret për mbetje të ngurta, ku për fat të mirë i ka shpëtuar më të keqes.

Në një video të publikuar së fundmi në internet, shfaqet momenti kur dy burra me shufra metalike nxjerrin nga vrima foshnjën pa pësuar ndonjë lëndim.

Burrat që e shpëtuan foshnjën menjëherë kanë reaguar duke ia larguar nga koka qesen e plastikë, ku pas disa sekondave fillon të qajë. /Telegrafi/