Momenti kur familja futet në shtëpi dhe gjen muret dhe dyshemenë të larë në gjak, pasi qeni i tyre kishte sulmuar hajnin që është përpjekur të vjedh (Foto/Video)

15.08.2017 11:35:18

Anëtarët e një familje në Virginia të Shteteve të Bashkuara kishin mbetur të habitur kur u kthyen në shtëpinë e tyre dhe panë muret dhe dyshemenë e mbuluar në gjak, pasi qeni i tyre kishte sulmuar një hajn i cili ishte munduar të futet brenda derisa ata ishin jashtë.

Fillimisht Tristan Murrin dhe nëna e tij, nuk kishin vërejtur asgjë të pazakontë kur u futën në shtëpinë e tyre në Richmond.

Por, kur Murrin pa qenin e tij Oden duke qëndruar me kokë lart krenar për faktin se kishte mbrojtur pragun e shtëpisë, ai e kuptoi se diçka kishte ndodhur.

Pasi filloi të ngjitet shkallëve në katin e dytë, ai pa se muret dhe dyshemeja ishte e larë në gjak, kurse hajni nuk ishte brenda.

Sipas Murrin, asgjë nuk mungonte brenda shtëpisë, kurse qeni me sa duket kishte sulmuar keq personin që është munduar t’i plaçkit.

Sipas fqinjëve të familjes Murrin, qeni i tyre Oden është shumë i afërt me fëmijët e lagjes dhe se gjithmonë kujdeset për ata sa herë që e vëren se jeta e tyre po rrezikohet nga ndonjë sulmues.