Momenti kur helikopteri ushtarak turk, hedh në erë stacionin e policisë në Ankara (Video)

21.07.2016 10:15:24

Është shfaqur në internet videoja, ku shihet momenti kur helikopteri ushtarak i Turqisë hedh në erë stacionin e policisë në Ankara, gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës gjatë grusht shtetit të dështuar.

Gjatë tentimit për gru.sht shtet janë vrarë të paktën 265 persona, kurse më shumë se 50 mijë persona janë arrestuar, shkarkuar apo pezulluar nga puna pas tentativës për grusht shtet.

Masat e qeverisë ditve të fundit janë zgjeruar për mësuesit, dekanët e universiteteve, medieve, ushtrisë dhe gjyqësorit.