Momenti kur i riu shqiptar i cili besonte se po fliste me një “14-vjeçare”, kapet nga “gjuetarët e pedofilëve” (Video)

08.08.2017 20:38:49

Ky është momenti kur një emigrant shqiptar, i cili ishte futur ilegalisht në Britani, kapet në vepër teksa po përpiqej të takonte një 14-vjeçare me qëllim që kryente marrëdhënie seksuale me të.

22-vjeçari Eduart Matranxhi, sipas “DailyMail”, besonte se po fliste me dy nxënëse shkolle, të quajtura Laura dhe Louise, kur la për t’u takuar me to në Sunderland, më 30 Korrik.

Por ai nuk e kishte kuptuar se në fakt po fliste me Guardians of the North (Rojtarët e Veriut), një grup që ka si qëllim të ekspozojë abuzuesit seksualë të fëmijëve.

22-vjeçari i dërgoi atyre mesazh duke besuar se po fliste me vajza të mitura dhe i pyeti nëse donin të kryenin marrëdhënie seksuale, duke shtuar: “Je 14 vjeç, mund të përfundoj në burg për këtë”.

Guardians of the North gjetën se nga ku vinin mesazhet, duke lokalizuar kështu vendndodhjen e Matranxhit, në Percy Main, North Tyneside.

Ata e ndaluan të riun shqiptar dhe e shtrinë përtokë, duke e mbajtur ashtu derisa mbërriti policia, e cila e arrestoi. Autoritetet i gjetën atij edhe dy prezervativë në xhep.

Sipas hetuesve, mesazhet nisën në mënyrë të “pafajshme”, me një “ç’kemi” të thjeshtë nga 22-vjeçari, transmeton tvklan.

“Vajza e pyeti të pandehurin sa vjeç ishte dhe ai tha se ishte 22”, shpjegoi prokurori David Lamb para gjykatës ndërsa shtoi:

“Vajza iu përgjigj se ishte 14 vjeç. Shumë shpejt biseda shkoi tek seksi dhe ai e pyeti nëse ishte e virgjër. Ajo iu përgjigj po, ndërsa ai e pyeti nëse dëshironte që të bënte seks me dikë”.

Sipas “DailyMail”, i pandehuri, i cili kishte nevojë për përkthyes, pranoi akuzën e tentativës për t’u angazhuar në një komunikim seksual me një të mitur.

Mbrojta e 22-vjeçarit tha se ai ishte pa dokumente në Britani.

“Ai erdhi në këtë shtet i fshehur në kamion. Erdhi për të punuar, disa muaj më parë. Në Shqipëri jetonte me familjen. Duke qenë se ishte i papunë, erdhi në Britani në mënyrë të jashtëligjshme për të punuar. Fillimisht punoi në një autolarje në Lodër për të mbërritur deri këtu”, tha përfaqësuesi ligjor i 22-vjeçarit.

Sipas tij, i riu shqiptar kohët e fundit ishte pa punë dhe e kishte patur të vështirë të gjente një të tillë. “Ai mezi pret që të kthehet tek familja, sepse ka marrë vesh që nëna e tij është sëmurë. Erdhi këtu për shkak të gjendjes së dëshpëruar”.

Gjykata e dënoi të riun me 12 muaj burg. Ai pritet të deportohet pas dënimit.