Momenti kur mjekët turq u përpoqën t’ia shpëtonin jetën ambasadorit rus (Video)

19.12.2016 22:44:34

Ambasadori rus në Turqi ishte qëlluar për vdekje nga një 22-vjeçar ish-pjesëtar i policisë turke, derisa ai po mbante një fjalim me rastin e hapjes së një ekspozite në Ankara.

Por edhe përkundër plumbave që i kishte marrë në trup, ekipet e emergjencës janë munduar të japin gjithçka nga vetja që ta rikthejnë në jetë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.

Aty shihet një autoambulancë nën shoqërimin e forcave të shumta policore sillet në spital për tretman.