Momenti kur treni shtyp për vdekje gruan, që hidhet në binarë nga hajduti që ia vjedh qaforen e arit (Foto/Video, +18)

08.12.2016 17:57:33

Një grua e re është shtypur për vdekje nga treni, pasi një hajdut e kishte shtyrë në binarë në momentin që po mundohej t’ia vidhte zinxhirin e arit.

Sapna Shukla ishte duke pritur trenin në platformë, kur një adoleshent e shtyu në binarë derisa po mundohej t’ia vidhte qaforen e arit.

1

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin shokues, kur gruaja hidhet para trenit gjigant i cili e shtyp për vdekje. 24-vjeçarja planifikonte të hipte në trenin që e shtypi për vdekje që po udhëtonte nëpër Mumbai.

Pasi ajo u rrëzua në binarë dhe u shtyp për vdekje nga treni, pasagjerët tjerë që ishin duke pritur në stacion u shokuan duke u tërhequr më pas duke menduar se mund t’i pret i njëjti fat, ndërsa disa burrë i vihen pas hajnit të cilin fatmirësisht e kapin.