Monaco prek titullin, 90 minuta larg trofeut

06.05.2017 21:41:26

Monaco fitoi 0-3 në fushën e Nancy dhe prek menjë dorë titullin në Ligën e Parë franceze. Skuadrës nga Principata do t’i mjaftojnë tri pikë në tre ndeshjet e fundit për t’u shpallur matematikisht kampion. Autogoli i Badilas në minutën e 3-të i dha drejtim të pakthyeshëm sfidës, me Monacon që e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë me golin e Bernardo Silvas. Nuk shënoi në këtë takim Mbappe, gjithsesi talenti i Monacos shërbeu në të 86-ën Lemar, për golin e 0-3.

Paris Saint Germain shkatërroi 5-0 Bastian në Parc de Prince, më një sfidë që më shumë ngjante si stërvitore për kryeqytetasit. Një fitore e lehtë kjo kampionët në fuqi të Francës, që shënuan dy herë që në pjesën e parë me Lucas dhe Verratin.

Në minutën e 32 Matuidi në pozicion të rregullt, shërbeu saktësisht Lucas Mouran që hapi serinë e golave për parizienët.

Vetëm 3 minuta më pas Marco Verrati realizoi një gol të mrekullueshëm me një goditje të befasishme nga distanca, disi prirët me portën.

Edinson Cavani shënoi golin e tretë në të 76-ën pas një kombinimi perfekt mes futbollistëve vendas,2 minuta më pas sulmuesi uruguajan humbi një 11-metërsh. Gjithsesi Parisi e gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera me Lo Celso dhe Cavanin, për rezultat përfundimtar 5-0.