Monaco shkatërron Marseille në “Velodrome”

16.01.2017 10:48:56

Spektakël i Monacos në Velodrome. Skuadra nga Principata regjistroi një fitore fantastike me shifrat 4-1 ndaj Olympique Marseille në transfertë duke u ngjitur në krye të Ligue 1, me pikë të barabarta me Nice që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Metz. Ekipi i Rudi Garcias ishte i pafuqishëm për ti bërë ballë Monacos në superndeshjen e javës së 20-të në kampionatin francez. Në të 15-tën Lemar realizoi një gol të bukur për ti dhënë epërsinë formacionit të Leonardo Jardim. Monaco nuk u ndal këtu sepse 6 minuta më pas  në skenë doli Radamel Falcao që i coi shifrat në 0-2. Qëndërmbrojtësi portugez Rolando u duk sikur riktheu në lojë Marseillen me golin e tij në të 28-tën por Bernardo Silva pak përpara pushimit shënoi edhe të tretin për miqtë nga Montecarlo.Mesfushori portugez shënoi edhe golin e dytë personal në fillimin e pjesës së dytë duke fiksuar shifrat përfundimtare të këtij takimi në 1-4. Një fitore bindëse  dhe mbi të gjitha një provë force ,kjo e Monacos që paralajmëron në një fare mënyre Paris Saint Germain se do të kenë një rival shumë të fortë në garën për titull në Ligue 1.