Monaco shokon Cityn e Guardiolas, prek çerekfinalet e Championsit

15.03.2017 22:54:23

Monaco e ka tronditur Manchester Cityn e Pep Guardiolas, duke e mposhtur, me rezultat 3-1, të mërkurën mbrëma në sfidën e kthimit të 1/8 së finales dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra francez bën befasinë e madh në elitën e futbollit evropian, duke kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-6, por Monaco fal tregolëshit të shënuar në ndeshjen e parë në ‘Etihad Stadium’ (5-3), prek gjysmëfinalen e kësaj garë të madhe në Kontinentin e Vjetër.

Skuadra franceze mjaft mirë e nisi lojën dhe në pjesën e parë përmes Mbappe Lottin (8’) e Fabinho (29’) krijuan epërsinë prej 2-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë, skuadra angleze ia doli të kthehet në lojë më golin e Sane (71’), por, goditjen e fundit ‘qytetarëve’ në Ligën e Kampionëve ua dha  Bakayoko (77’) duke shënuar golin e tretë për Monacon, gol ky që e çon skuadrën franceze në rrethin tjetër të garave.

Kualifikimin në gjysmëfinale e ka arritur edhe Atletico Madrid që sonte luajti baras me Bayer Levekusen 0-0, por, madrilenët shkojnë tutje falë fitores në lojën e parë prej 4-2.