Monika Kryemadhi: Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si Kolumbi

02.11.2017 00:03:05

Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Dibër, Monika Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përkeqësuar klimën ekonomike në vend.

Gjithashtu ajo tha se ekonomia në  Shqipëri po përkeqësohet; pensionet nuk janë rritur, pagat nuk janë rritur. Sipas kryetares së LSI-së, investitorët e huaj nuk e shohin Shqipërinë si një mundësi për të investuar. Shqipëria është në vendin e 65. Investitorët e huaj e shohin Shqipërinë si Kolumbinë e Evropës.

Duke folur për zgjedhjet, Kryemadhi tha se votat e qytetarëve u këmbyen me parcelat e hashashit. “Zgjedhjet lokale ishin një shembull i shëmtuar që i hapi rrugën master-planit të vjedhjes së votës në mënyrën më të tmerrshme dhe përdorimit të parave të krimit. U këmbyen votat e qytetarëve me parcelat e hashashit që ruheshin nga kryepleqtë dhe u këmbyen paratë e qytetarëve me vendet e punës. Kryeministri lolo bëri fushatë në mënyrën më të hapur pa lexuar asnjë program dhe sot kemi një qeveri pa program”< tha ajo.