Monika Kryemadhi: Protesta e 27 janarit do të jetë mesazhi i shqiptarëve për qeverinë RamA

19.01.2018 22:17:57

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Njësinë numër 1 në Tiranë ku dha mesazhin për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në protestën e 27 janarit kundër qeverisë.

Sipas numrit 1 të LSI, protesta e 27 Janarit do të jetë mesazhi që shqiptarët do t’i japin qeverisë “Rama”.

“Do të shpërndahemi në të gjithë Shqipërinë për të bërë një përmbledhje të situatës kritike në të cilën është vendi sot. Deri më 27 janar do të shkojmë derë më derë për t’u bashkuar në protestë”, tha Monika Kryemadhi.