Monika Kryemadhi thirrje policëve: As plumbat nuk na ndalin, mos njollosni uniformën

05.03.2019 16:03:04

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj u bëri një apel edhe punonjësve të policisë. Kryemadhi tha se qëndresa e tyre do të vijojë, madje as plumbat nuk i trembin.

“Një thirrje për policët: E dimë shumë mirë që mezi ushqeni fëmijet tuaj, mezi paguani dritat e ujin e s’bëhet fjalë më për shpenzime të tjera. Mos e mbani më uniformën veshur se do t’ju njollosë e do bëjë duart me gjak me njerëzit e qytetarët. Veprimi që bëtë që goditët ndaj gazetarëve e kameramanëve, që janë njerëz që paraqesin të vërtetën është i gabuar.

Mos kujtoni se qytetarët tremben nga gazi lotsjellës. As plumbat s’kanë për t’i ndaluar qytetarët, siç nuk i ndaluar në ‘97, sepse e drejta është me ne me qytetarët me të rinjtë e të rejat që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Zoti ju ruajtë ju, Zoti ruajtë shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi.