Monika Kryemadhi: U bëj thirrje qytetarëve të mos e njohin shtetin e Edi Ramës

17.05.2020 09:19:23

Në orët e para të mëngjesit ka nisur nisur shembja e Teatrit Kombëtar.

Pas shembjes së teatrit për mediat u prononcua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi u bëri thirrje qytetarëve që të mos e njohin shtetin e Edi Ramës.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Edi Ramës. Edi Rama e tregoi që është një anti-shqiptar. Veliaj dhe Rama sot kanë shkatërruar historinë. Unë lutem për shpirtin e Edi Ramës pasi aty ku Rama mendon se do të hidhen themelet e kullave, aty do të jetë varri i Edi Ramës”, tha Kryemadhi.