Monika Kryemadhi zbuloi biseden më e Donald Lu

19.12.2017 00:44:30

E ftuar në emisionin e gazetares Ilva Tare, kryetarja e LSI zbuloi bisedën me ambasadorin amerikan Donald Lu. Kryemadhi zbuloi se Donald Lu ishte keqinformuar që protestuesit kishin goditur policinë.

“Kam komunikuar përmes email, i thashë zoti ambasador të kanë gënjyer se ne nuk e kemi goditur policinë, ai person që ka goditur policinë të ndaloget dhe arrestohet. Sot policia kishte kamera për të parë për cdo polic që ka goditur dhe ai që ka goditur të ndalohet. Dhe e falenderoj që ishte i drejtpërdrejt në komunikim, se nuk e ka për detyrë fare të komunikojë me mua dhe kur i thashë se më vjen shumë keq që nuk reagove për gjakosjen e deptuetes Floida Kërpaci…thashë që ka edhe shumë të tjerë vajza e djem që nuk janë goditur se kanë gjuajtur policinë”.