“Monstra”, pa praninë e mediave u dëgjuan bisedat telefonike

04.02.2019 20:02:03

Seanca gjyqësore për rastin Monstra ka filluar pa pranin e mediave, pasi njësoj si në seancën e kaluar edhe në seancën e sotme u prezantuan biseda telefonike dhe porosi SMS.

Megjithatë avokatët janë të ndarë rreth çështjes se cilat biseda duhet të dëgjohen dhe cilat SMS duhet të lexohen.

Sipas avokates Dafinka Ivanovska që përfaqëson familjarët e pesë të rinjve të vrarë në liqenin e Smilkovës, disa biseda që nuk kanë të bëjnë me ngjarjen nuk duhet të dëgjohen, pasi humbet shumë kohë.

“Këtu kam pyetur nëse ka nevojë të dëgjojmë të gjitha ato biseda që nuk janë thelbësore dhe nuk janë me rëndësi vitale për të marrë në fund një vendim të tillë ose të atillë. Kjo do të kontribuonte vetëm në vonesë, në fakt kush jemi ne të dëgjojmë bisedat private midis disa njerëzve, të cilët nuk janë të rëndësishëm për ngjarjen dhe e gjithë kjo do të merrte shumë kohë” deklaroi Dafinka Ivanovska, avokate.

Ndryshe nga kolegia e tij Ivanovska, avokati Naser Raufi, i cili përfaqëson të dyshuarit për këtë rast, thotë se të gjitha bisedat telefonike dhe porositë SMS duhet të ndiqen pasi, sipas tij, me ketë konfirmohet pafajësia e të akuzuarve.

“Mendoj që në këtë stadium të procedurës ne nuk kemi nevojë që të kundërshtojmë kompetencën e PSP -së pasi që nuk kemi çfarë të fshehim, jemi të sigurt që nuk kanë faj këta të akuzuar, dhe vetëm me këto biseda që janë në mënyrë joligjore të kompletuara mendoj që do të ndihmojnë vetëm që gjendja faktike deri në fund që të realizohet”, deklaroi Raufi.

Për rastin Monstra me burg të përjetshëm u dënuan Ali Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi e Haki Aziri si dhe Sami Luta. Mirëpo në dhjetor të vitit 2017 Gjykata Supreme i hoqi aktvendimet dhe i liroi nga burgu, të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, të cilëve u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori në shqyrtim Prokuroria Speciale Publike dhe lënda u kthye në gjykim të serishëm.