Monument i mbijetesës dhe trashëgimisë në fshatin Shillovë e Muhaxherëve

Nga Fadil Kajtazi

fadil kajtaziMonumentit që përkujton themelimin e vendbanimi Shillovë e Muhaxherve me 1878, i cili u bë pas dëbimit të banorëve nga vendbanimet e tyre Pllanë dhe Mehanë në rrethin e Prokuples të krahinës së Toplicës, dëbim ky i cili u realizuar në pastrimin etnik, që i bëri Serbia vendbanimeve shqiptare në zonën jugore të Nishit që në atë kohë njihej si Sanxhaku i Nishit.
Në këtë vendbanim fillimisht ishte vendosur një familje e ardhur nga Pllana, e pastaj një nga Mehana, pasi këto familje ishin në krushqi; familja Mehana i kishte dajë familjen nga Pllana. Në këtë hapësirë këto familje u vendosën me urdhër të pushtetit osman, duke u trajtuar si muhaxhir që ishte termi turk për refugjatët e dëbuar. Dhe që nga ajo kohë e deri më 1999, banorët e këtij vendbanimi, si çdo kund në hapësirat shqiptare, jetuan jetën e vështirë, fillimisht nën sundimin osman e pastaj nën pushtimin serb.
Me gjithë vështirësitë, banorët e vyeshëm të këtij lokaliteti përpos që filluan jetën nga e para, ata ishin pjesë aktive e të gjitha lëvizjeve për çlirim kombëtarë ku spikatë mobilizimi në formacionet ushtarake kombëtare 1941-1945, ku kemi një të vrarë (Beqir Hlimi); në formacionet në mbrojtjen e kufirit 1941-45, në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare; në lëvizjen studentore të vitit 1981, ku kemi edhe të burgosur politik; në lëvizjen politike të viteve të nëntëdhjeta të organizuar nga LDK; në formacionet që morën pjesë në trajnimet ushtarake në Shqipëri në vitin 91 dhe 92, dhe në formacionet e UÇK-së.
Është e rëndësishme, të përmendet sakrifica dhe veprimtaria atdhetare e Sabit Sh. Ramadanit, nga familja Pllana, i cili duke qenë zëvendëskomandant i stacionit të policisë (milicisë) në Viti, e ndihmonte rezistencën e grupit të Hasan Alisë. Kwtw aktivitet të Sabitit e heton UDB-a, e cila me 26.02.1951 e organizon vrasjen e tij. Pas kësaj, shumë shpejt UDB-a mundi t’i bije në gjurmë edhe grupit të Hasan Alisë, ku arrinw ta likuidoj me 10 dhjetor të vitit 51.
Një kontribut të veçantë për mbijetesën, dhe përparimin e këtij lokaliteti kanë dhënë gurbetqarët të cilët ky vendbanim i ka të shumtë, e që rrugës së kurbetit drejt vendeve perëndimore ja kanë mëryer që në vitin 1962. Me punën e tyre ata përpos përkushtimit për familjet e tyre, kontribuuan në mbajtjen gjallë të lëvizjes për pavarësi, duke marrë pjesë nëpër manifestime protestuese në të gjithë Evropën; duke kontribuar financiarisht në “fondin e tre përqindëshit”; në fondin “Vendlindja thërret”; në shoqatën humanitare “Nëna Terez”; në fondi komunal të financimit dhe në aksionin “familja mban familjen”.
Në vitin 1958 fshati u elektrizua me vetëkontribut, kurse me 1974, po ashtu me vetëkontribut u bë hapja e trasesë së re për nëpër prona private në të cilwn u ndërtua dhe u dhe u bë asfaltimi i rrugës. Dhe kontribut i çmuar i këtyre njerëzve të vyeshëm është se arritën që këtë vendbanim ta ndërtojnë nga e para, pasi që me 1999 ushtria serbe dhe fqinjët e tyre serb të fshatit Shillovë, me 16 prill i dëbuan banorët nga fshati, i plaçkitën dhe e dogjën tërësisht fshatin.
Monumenti që është vendosur në qendër të fshatit, i ideuar dhe dizajnuar nga skulptori akademik Ragip Ramadani, dhe i punuar nga Besnik Kajtazi, përbëhet nga gurë dhe hekur, që simbolizon vendosmërinë dhe fuqi për të qëndruar përjetësisht në këtë vendbanim dhe për të ndërtuar ardhmërinë e brezave që vinë në Republikën e Kosovës.