Mos bëni e as veproni çfarë ju thojn të tjerët por beni atë çfarë ata bëjn për vendet e tyre

05.03.2019 16:57:42

Disa herë më parë kam thënë dhe po e perseriti me ca shtesa sot ngase, jam lodhur shpirtërisht nga veprimet e pa përballueshme në politikë dhe më zerro diplomacitë e juaja e quajtura Elitë poilitike.

Nga Xun Çetta

Nëse serish thëm që mos ti dëgjojm çfarë na thojn por të bëjm çfarë ata si miq nderkombëtar bëjn për vendet e tyre, kjo nuk do të thot se po e arsyetoj mos dëgjushmerin e dikujt nga politika jonë aspak përfillëse, nganjëherë hiq mirënjohëse si dhe tepër e pa kontrolluar e cila po shkel nga gabimi në gabim politik…

Degjushmeria e pa kontrolluar dhe servile apo e kapur në flagrancë politike ku si pasojë tani vjen dëgjushmeria, gjithësesi është shumë më e keqe dhe më pasoja historike për vendin se sa veprimet krejt ndryshe nga fjalët e mëdha pro Amerikë e që si veprime, ato kurr nuk do i bënte kultura as politika Amerikane por ja se mjerisht, ne po fundosemi në të tilla gabime të cilat në Amerikë po qojn mesazh teper iritues. Është skandale të thirrësh pa u ndalur në vlerat e politikës Amerikane a në anën tjetër praktikisht ta bësh të kundertën…

E keqja e cila po na kushton shumë, është kur po harrojm se kush çfarë tha e bëri dje dhe si pasojë nga të njejtit politikan a individ po na rikthehet e njëjta fatkeqësi por më tjera melodi…Ka ca vite që kur kam paralajmëruar për kujdesë modalitetin e mbrapsht të pranim dorëzimit të fitoreve rivale në politikë tek ne dhe ju kam kujtuar kulturën politike të zonjës Klinton dhe z. Obama e që këtë kulturë nuk e reflektoj z.Daci dhe as Fatmir Sejdiu ku as nuk u menaxhua si duhet fitorja e merituar e z. Sejdiut po as nuk u pranua si duhet dhe fer humbja po ashtu e merituar e z. Daci.

Unë nuk mund ta di krejt çfarë ndodhi pas atij incidenti kur po perfundonte rezultati i humbësit dhe fituesit në LDK, jo, unë vetem e di se u prish fitorja e merituar e z. Sejdiu, dhe e di se nuk u menaxhua firtorja ashtu si duhët. Se nuk e paskam dijt çfarë paska bërë humbësi, pra z. Daci prapa perdës se pranim dorëzimit të rezultatit në publike, këtë ma ka thenë më vonë si sqarim vet z.Sejdiu por, edhe gjithëherë qendroj prapa asaj që kam thënë menjëhere pas kuvendit, se as nuk u menaxhua fitorja si duhet e as nuk e paska pranuar fatin humbësi në publike derisa paska vepruar ndryshe nga procesi publik i zgjedhjeve.

Këto tani janë te teperta ti di apo hulumtoj tutje. Unë shohë si perfunduan zgjedhjët dhe konstatoj se nuk shkoj as afërë kulturës politike çfarë ndodh në SHBA derisa thirren aq shumë në ato vlera politike të perendimit e ne veqanti Amerikës.

Tani po i kthehemi aktualitetit. Vet politika Amerikane, kurr më shumë se sot nuk ka qenë e ngarkuar më dy lloj politikëbërjesh paralel njëratjetrës por, atë e shpeton kultura politike, toleranca dhe mirëkuptimi institucional për ta zbatuar politikën shtetërore. Këtu tani shtrohet pyetje, ku jemi ne shqiptarët më këtë nivel vlerash politike ? e thëm se jemi nen nivelin zerro ku individi sapo ta ketë mundësinë, del mbi institucionin për me keq, pa procedura, thjesht del kokë në vehte e nganjëhere si gjel mes pulave.

A ka Minister të punëve të jashtme apo ndonjë politikan të  departamentit të këtyre politikave në Amerikë, i cili lejon vehtën që krejt pa pritmas për shkaqe revaliteti, ta shpall një Ambasador apo Ambasadore si anti vendit tyre dhe të thuhet krejt hapur, publikisht e pa procedurë se, aj apo ajo Ambasador/e, nuk po perfaqësojkan Amerikën ?  Cilido Minister, politikan apo President i cili do të vepronte kështu, në Amerikë do ta pësonte keq ngase institucioni nuk goditët kështu edhe atëhere kur ka të meta e lëshime, dihën procedurat për këto punë të veprimit institucional.

Ne, në gjitha variantet, pra të degjueshëm e pa dëgjueshëm të miqve nderkombëtar, parase gjithash jemi larg kulturës dhe politikëbërjës së miqve tonë Amerikan, ne dim të thirremi në vlerat Amerikane tërë ditën e natën por ta bëjm të kundertën…

Degjushmeria servile siq e thash më laretë, është kulmi i së keqës, pra një veti politike kjo për të cilën nuk humbi kohë të flas, por, edhe ana tjetër politike e cila krejt pa të drejtë tash sa kohë po akuzohët si e pa degjueshme per ball miqëve tonë nderkombëtar, mjerisht ajo vet po shkon nga gabimi politik në gabimin tjetër.

E di, po e shohë dhe po më dhëb shpirti pse ato si blloqe politike e kanë shumë më lehtë ta korigjojn njëra tjetrën por dhasht zoti jo kaq pa kulturë politike ta luftojn njëra tjetrën më elektoratet e tyre çfarë krijojn herëpas herë, pra e kanë më leht per dallim nga fatkeqësia ime individuale i cili në vazhdimësi i luftoj lëshimet e të dyjave si orientim politik dhe njëkohësisht i mbështes aty ku ata marrin vesh dhe sadopak, herëpasherë dalin në rrugë të drejt nga ku kanë ikur.

Po, vërtetë e kam shumë më vështir si individ se sa ata të cilët më elektoratin e tyre po luftojn njëritjetrin, e kam shumë më vështirë se ata edhe per faktin se, politikanët tonë pa kulturën politike çfarë ata aludojn, jonë revanshues të eger kur i kritikon dhe hiq mirënjohës kur më të drejt ata i ndihmon!!!. Ata të duan ose krejt pro tyre dhe mylli syt ndaj leshuimet që bëjn ose kunder tyre dhe të mbetësh viktimë…

Unë pra e paskam vështirë të heshti edhe kur herëpasherë po e provoj. Perfundimisht heshtja mua nuk më shkon e as me sheron nga krejt aventurat e tyre çfarë i percjelli dhe lexoj.  Nese nuk kuptohëm drejt kur kritikoj, jam i sigurt se më pasoja po, por të paktën të keqes tyre rrugën i ja pengoj dhe shpesh i mjegulloj derisa e mira sado pak të shpejtoj.

Ndihem keq dhe i vrar në shpirt kur shumë miq, e mikesha, veprimtar e veprimtare që kam në këto subjektet tona politike, pozitë e opozitë të cilëve u besoj dhe anasjelltas më besojn e kuptojn thellë por, më keqardhje pse nga mentaliteti mono partiak tek ne, ata nuk kanë çfarë bëjn, pra ata plotësisht i kuptoj por, e ftoj të quajturën elitë politike që raportet ndernjëzore në shoqërinë tonë të mos na i trazoj pa dallim se kush kah shkon e ku voton.

Unë nuk po mund të heshti ashtu siq të kritikuarit nuk po mund të më lexojn e as perballojn por më interpretues të degjueshëm, në qetësi po më komunikojn. As unë krejt pa informacione nuk jam.

Mos harroni siq po harrohet shpejt porosia më e duhur:

(Mos bëni as veproni çfarë ju thojn miq nderkombëtar Amerikan por silluni dhe veproni parasegjithash ashtu si veprojn ata për Amerikën)

Luzern 05.03.2019