Ky spec djegës mund të djeg gjithë fytin tuaj

25.02.2018 12:38:40
Shumë njerëz i dëshirojnë ushqimet pikante, salcat dhe specat djegës. Mënyra se si reagon trupi ndaj specave djegës është e ndryshme te njerëz të ndryshëm.

Ndoshta ky spec që do t’iu tregojmë nuk klasifikohet si më pikanti por pasojat e tij janë shumë të rrezikshme për ezofagun. Ky spec konsiderohet gjerësisht si një nga pesë specat më pikant në botë .

Ai është rreth 400 herë më i nxehtë se sa salca Tabasco. Pavarësisht nga kjo, ka shumë pak të dhëna të tjera mjekësore për efektet negative.

Sfidat e ushqimit janë bërë të zakonshme në mesin e mediave sociale. Një 47 vjeçar ka ngrënë një hamburger të përgatitur me këta speca djegës me ngjyrë portokalli të njohur si‘specat fantazmë’.

Ai ka djegur fytin aq shumë saqë ka hapur një vrimë në ezofagun e tij. Ende është e paqartë se si speci i djegës ka ndikuar në çarjet e ezofagut, madje shumë pak njerëz i mbijetojnë kësaj të fundit.Ndaj duhet patur shumë kujdes në ushqimin që konsumojmë dhe të përzgjedhim ushqime sa më pak pikante dhe sa më pak të dëmshëm për organizmin tonë.