Mos e keqperdorni emrin e UÇK-se

08.11.2019 20:59:06

Nga: Isuf Qetaj

Per te gjithë ju qe po ftoheni nga Gjykata Speciale, e kamë nje kshillë/kerkesë. Ju ne Hagë kur te akuzoheni, nese akuzoheni. Nuk shkoni per ta mbrojtur luften tonë te shejtë, sepse lufta e jonë nuk ishte Krim. UÇK-ja eshte demilitarizuar ne gusht/shtator 1999, nese akuzoheni per krime te pasluftes nuk mund te thirreni ne mbrojtje te UÇK-se, sepse ne kohen qe kanë ndodhë keto krime, ajo nuk ka egzistuar. Prandaj leni prrallat e propaganden. Ne Haagë do te denohen krimet, UÇK-ja nuk ka bere krime, rrjedhimishtë lufta e jonë nuk ka nevojë per mbrojtjen tuaj. Ne Haagë do te gjykohen e vlersohen veprimet e te berat e personave, dhe nuk do te gjykohen e vlersohet lufta e jonë. Nese doni ta mbroni UÇK-ne athere mos u thirreni ne te. Populli do ta respektoi secillin qe e verteton qe eshte akuzuar kotë, sepse nuk ka lidhje me krime te Luftes. Por shpresojë qe te denohen ata qe kanë rrahur, plagosur e vrarë patriota shqiptarë, vetem pse kishin bindje tjeter politike. Por edhe kur te denoheni per keto vrasje, une kurrë nuk pranojë te thuhet qe UÇK-ja i beri keto vrasje, Sepse UÇK-ja nuk benë krime, sepse UÇK-ja eshtë Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti eshte vetë Populli. Por duhet te thuhet keto krime i benë kriminelet qe e keqperdoren UÇK-ne e Luften tonë. Siq e keqperdoren Luften edhe emrin e UÇK-se per shantazhe, haraq, vrasje, privatizim e pasurim te skajshem te pasluftes. Edhe njehere per te gjithë ju qe doni ta mbroni UÇK-ne, mos u thirreni ne UÇK, kur akuzoheni per krime